Dita e nesërme zi kombëtare, anulohen festimet e Natës së Bardhë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se dita e nesërme ēshtë shpallur ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të tërmetit të mëngjesit të sotëm. Dhimbja është e madhe, ndaj Veliaj ka njoftuar se as festimet e planifikuara për Natën e Bardhë nuk do të mbahen.

“E merkura eshte dite zie! Flamujt e Tiranes jane ne gjysme-shtize. Festimet e Nates se Bardhe anullohen. Kush mund te kontribuoje me batanije, veshje & ushqime t’i sjelle neser tek tenda e ndihmave perpara Bashkia. Me dashuri e kurajo, do ringrihemi serish!”, shkruan ai në postimet në rrjete sociale. Kujtojmë se për fat të keq numri i viktimave ka shkuar në 21 dhe mendohet se persona të tjerë vazhdojnë të mbetur në rrënoja.

Share With:
Translate »
436 Views