Dita Ndërkombëtare e Motrave, ja gjërat që duhet të dini

Dita Ndërkombëtare e Motrave është në datën 6 gusht dhe të gjitha nxitojnë të bëjnë surpriza e dhurata të bukura, por ekzistojnë disa gjëra që duhet të dini. Të kesh një motër është gjëja më e bukur që mund të të ketë falur jeta, ajo është gjithmonë mikesha më e mirë. Nuk ka rëndësi kush është më e madhe a më e vogël, motra është gjithmonë aty për të dëgjuar ulërimën tënde, për të veshur rrobat e tua, për të dëgjuar deri në fund dhe për të ditur çdo sekret.

1. Krijuesi i Ditës Ndërkombëtare të Motrave nuk është identifikuar, por kërkimet kanë nisur që në 2012.

2. Një studim i 1996 tregon se fëmijët kalojnë kohë me motrat e vëllezërit më sshumë se me cdo njeri tjetër, përfshirë veten.

3. Serena dhe Venus Williams kanë luajtur kundër njëra-tjetrës rreth 28 herë dhe kanë fituar 3 medalje të arta olimpike së bashku.

4. Pippa Middleton thotë se marrëdhënia e saj me dukeshën Kate vazhdon të jetë e ngushtë, pavarësisht titullit të saj mbretëror.

Nëse po shqetësoheni për vëllain tuaj pasi nuk dini kur të festoni me të, mos u shqetësoni. Ekziston edhe Dita Ndërkombëtare e Vëllezërve që është në datën 24 maj.

 

Share With:
Translate »
1880 Views