Ditë e trishtë pë Eneda Tarifën: “Shihemi në parajsë”

Edhe pse janë artistë, me axhendë të ngjeshur profesionale, nga koncertet që i çojneë në vende të ndryshme të Shqipërisë e të botës, deri tek studiot muzikore të produksionit, sërish ato kanë një zemër të madhe. Sidomos, kur bëhet fjalë për persona të afërt të familjes që largohen nga jeta.

Sot, për këngëtaren e njohur Eneda Tarifa, nuk është një ditë e zakonshme. Sepse ajo sot përkujton 40 ditët e ndarjes nga jeta të gjyshes së saj. Kush ka pasur fatin të jetojë ditë të tilla pranë gjysheve, mund ta kuptojnë fare mirë dhimbjen e Enedës. Sepse të gjitha gjyshet janë bekim, janë pjesë e kujtimeve tona, dhe bashkë me ikjen e tyre, ikën ndoshta edhe një pjesë e çasteve më të vyera që mund të keni kaluar bashkë.

Në instastory, këngëtarja ka shkruar: “40 ditë pa ty…T’u prehtë shpirti në paqe. Shihemi në parajsë e dashur gjyshe”, ka cilësuar ajo.

Ndarja nga jeta e gjysheve, është vërtet humbje për cilindo që di të përjetësojë kujtimet falë ekzistencës së tyre.

Share With:
Translate »
894 Views