Ditëlindja e më të voglës së familjes Hoxha, më e veçanta: Një super-tortë, një super-festë!

E keni vënë re kudo në rrjete sociale besojmë se mbrëmjen e djeshme “Top Media” në një festë të madhe ka organizuar ditëlindjen e 20-të të “Top Albania Radio”-s. Në këtë përvjetor të veçantë sigurisht nuk mund të mungonin familja Hoxha dhe njerzit më të afërt të tyre.

Por veçantia ka ndodhur pak pas mesnate ku një tortë gjigande është futur në sallën e madhe ku është mbajtur festa. Kanë qenë prezantuesit e mbrëmjes, Kelvi Kadilli dhe Dojna Mema të cilët kanë ftuar Redia Hoxhën, të voglën e familjes, e cila feston sot ditën e lindjes.

Ka përkuar në një ditë shumë të veçantë ditëlindja e saj, fill pas krijimit të “Top Albania Radios”. “Kam shumë emocione” – ka thënë ajo teksa i është ofruar mikrofoni për të thënë diçka. “Por ju falenderoj të gjithëve që jeni këtu!” – ka përfunduar ajo. Në fakt Redia gjithnjë ka dashur të mbajë një profil të ulët publik, ndryshe nga motrat e saj Sara dhe Lori të cilat janë më të pranishme në rrjete sociale dhe në media në përgjithësi. Ata që e njohin Redian nga afër thonë se kjo e fundit është shumë gazmore dhe shumë tip, çka i bën që njerzit ta duan fort.

Share With:
Translate »
1053 Views