Futbollisti famshëm bëhet baba për herë të katërt
Futbollisti i njohur anglez, Wayne Rooney është bërë baba për herë të katërt. Gruaja e tij Coleen ka njoftuar se ka lindur djalin e katërt të cilin kanë vendosur ta quajnë Cass Mac. Ai i bashkohet vëllezërve të tij më të mëdhenj, Kai, Klay dhe Kit. “E lumtur ta mirëpres djalin e katërt… Cass Mac Rooney. Ai është i bukur”, ka njoftuar Coleen Rooney. Wayne dhe Coleen, së fundmi riparuan martesën e tyre nëntëvjeçare, pas skandaleve të tradhtive të futbollistit.