Ditëlindja e paharrueshme e djalit të aktorëve shqiptarë dhe vargjet e ndjera të së ëmës

Djali i çiftit të njohur të aktorëve Suela Bako dhe Romir Zalla ka festuar 10 vjetorin e lindjes në mënyrën më të mirë të mundshme. Prindërit kanë menduar që vogëlushi Hermes të takohet me botën e Disney- këtë ditëlindje, duke e kthyer atë në të paharrueshme.

Në fakt më e bukur është mënyra se si ai e mori vesh për surprizën që e priste. Edhe pse më shumë u surprizua e motra, nga fotot e shpërndara në rrjetet sociale, duket se familja ka kaluar një udhëtim të mrekullueshëm.

Por kjo nuk është e gjitha, dhurata më e bukur për ditëlindjen e Hermesit, janë këto rreshta kaq të ndjera nga e ëma, të cilat ai përveçse do t’i ketë kujtim gjithë jetën, do t’i shërbejnë si udhërrëfyes në çdo hap që do të hedhë…

Biri im
Kur te zgjohesh ne mengjes
Ora e ditelindjeve do te shenoje 10…
Shtrengoje fort numrin tend te pare dyshifror
Siç shtrengoja une doren tende te vockel
Kur duke qare erdhe ne kete bote
Veshur me kemishe 
( keshtu ja vume emrin asaj cipes qe te mbeshtillte mishé)…

Biri im
Kur te hapesh syte kujto se e nesermja
Eshte vec e sotmja pas mesnate
Rend bir, rend! Ate qe eshte jotja, kape! 
Mos e ler te shkoje, se s’pate kohe…
Sic une mezi pres te vij te te shoh
Pas nje dite te gjate qe te ti gjej syte hap’
(Vec ashtu ti do te me pergjigjesh “-une me shume” kur une te them te dua pa fund)

Biri im
Meso te duash ne kete jete, vajzat, shume; 
Te gjitha. Ndonjeren me tepri. Dhe tregoja, bir
Tregoja se sa shume ke shtene dashuri,
Do ndodhe te zhgenjehesh, mos ki dert! 
Sa here kthehem ne shtepi, urrej veten qe , merzitine e dikujt pa merite, e vesh ne portret
Dhe te bertas pa dashur e ti me bertet:
“- Ma, c’te bera” me thua e une pa fjale mbes…

Biri im
Kur te rritesh, vishu mire, bukur, ngrohte
Por mos u cmend si kjo bote…
Nje pale kepuce sa nje ciflig mos i bli, djale…
Boll te jene lekure e te rehatshme, 
Kujto se edhe une dikur nje pale kepuce
I bleva lire e s’u prishen kurre, 
Ama dallova cilesine; jo perhere fshihet ne cmim…

Biri im
Jeta eshte lufte! Si ne cdo lufte hyn te fitosh;
Por bir, ndodh te humbasesh beteja rruges
Te plagosesh a lendohesh, harrohesh poligoneve
Mos e humb toruan, ndalo mblidhe veten dhe vazhdo!
Se mua mu desh ca kohe qe ta kuptoja kete
Ndaj te them, mos bej si une, ti je me i mire;
Mban mend si me the:
“- mam dua te behem aq i pasur sa te ndihmoj gjithe te varferit”

Biri im
Shetite boten, s’ke c’e do pasurine 
Puno shume e mos ler pas dashurine
Meso gjuhe te mund te flasesh me njeriné
Jeto jeten sikur e nesermja te mos vije…
Jeto fort, per vete dhe per mua!
Premtoj qe pas kesaj me shume do te te dua.
E kur aroma e suksesit te te nduke hunden
Shijoje e harroje shpejt, si flete libri ndroje
vec keshtu mund te arrish nje tjeter sukses…

E deri atehere une do jem ketu, djale
Sa here per mua te kesh nevoje…

Birit tim
03/10/2017

Eh… fjalë nëne…

Ndërkohë kujtojmë se Suela Bakon keni mundësi ta shihni në kinemtë e kryeqytetit, në filmin “Bloodlands”, i zhanrit horror që është xhiruar në Shqipëri. Ajo u vlerësua si aktorja më e mirë në kategorinë e “Graveyard” në Festivalin e Filmit “Nashville 2017” \Kids’ Time\

 

 

Share With:
Translate »
1445 Views