“Ditëlindja e parë pa babain, por me Lulen e Vogël të sapolindur”, Kol Balla poston të parën foto me vajzën

Jeta i mori babain, por i dhuroi një vajzë në një kohë të shkurtër, si për t`ia lehtësuar dhimbjen Kol Ballës. Dhe sot, në ditëlindjen e tij të 48-të bëri bilancin e tij me Lulen e vogël në duar, siç edhe emri i dytë i vajzës ka kuptimin, e me babain në zemër.

Sot, vajza e tij e vogël i fali më shumë përkëdhelje se kurrë dhe Koli e përshkuan ditën e tij të festës kështu:

“Emrin e dytë e ka Sayuri: Lule e Vogël, ne Japonisht. Ne kujtim të tim eti. Sot në ditëlindje, për herë të parë në 48 vjet Babi s’më uroi dot. Po sot Brooklyn-Sayuri më ledhatonte, në ditelindjen tonë të parë bashkë. Dhe engjëjt për pak çaste zbritën në tokë. Babi bashkë me ta”, shkruan Koli.

Kjo është fotoja e parë e Brooklyn Sayuri, motrës së vogël të Belen dhe Colin.

‘Ditëlindja e parë pa babain, por me Lulen e Vogël tëI ati i Sokol Ballës

Share With:
Translate »
875 Views