Emocione të forta në “Përputhen”, të gjithë shpërthejnë në lot: Arsyeja e dhimbshme

Puntata e sotme e “Përputhen” ishte shumë emocionuese. Mevlani u surprizua nga e ëma përmes një video-mesazhi. Ajo foli për jetën e tyre të vështirë dhe për sakrificat, duke i përlotur të gjithë, por sidomos Shkëlqimin, moderatoren Bora Zemani, Antonelën, dhe Ledjanën.

“Mevlani ishte 3 muajsh. Pastaj më vdiq një vëlla. Pas vëllait, humba dhe mamin. Unë gjithçka e kam përballuar me Mevlanin, më ka dhënë një forcë shumë të madhe. Kur qaja më fshinte lotët, ai është bërë si prind i dytë për dy motrat dhe vëllain. Ai ishte shumë i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjendja financiare ishte shumë e dobët dhe u detyrua t’i bënte ballë vështirësive. Më merrte malli shumë, lotët e mi nuk pushonin. Unë kam bërë 2 operacione dhe kur sëmurem unë, ai kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon, i dilte motra, ai thoshte menjëherë po mami. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar, e respektuar, qofshin gjithmonë të lumtur”, ishte mesazhi i së ëmës.

“Vuajtjet që ajo ka kaluar kur isha unë më i vogël…ja kam premtuar që kur të vija dita unë do të shoh vetëm me buzëqeshje. Unë i kam përjetuar ato momentet kur i derdhte lotët dhe fshihej, por unë i shikoja dhe nuk mund t’i harroj ato gjëra. Kjo më ka bërë kaq shumë të lidhur me të”, u shpreh Mevlani mes lotësh.

Share With:
Translate »
665 Views