Ditëlindjen e parë si baba, Mc Kresha e feston krah Erzinës dhe Izës në Kanada (Pamjet)

Sot, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Mc Kresha, feston ditëlindjen e tij.

Reperi ka lindur më 5 shtator të vitit 1984 dhe sot ka mbushur 36 vjeç.

Kjo është ditëlindja e parë që Kreshën e gjen baba, pasi në muajin qershor partnerja e tij Erzina, solli në jetë një vogëlushe.

Çifti e pagëzoi të voglën me emrin Iza dhe sigurisht që ajo ishte personazhi kryesor i ditëlindjes së të atit.

Megjithëse nuk kemi ende një foto të vajzës së tyre, në rrjet kanë qarkulluar pamje nga festa e ditëlindjes së Kreshës në Kanada, ku shfaqet krah Erzinës.

No description available.

No description available.

Kjo duhet të jetë një ndër ditëlindjet më të bukura të reperit, pasi tashmë ka nisur edhe kapitulli i ri i jetës së tij si baba.

Share With:
Translate »
566 Views