Detaje tronditëse nga krimi horror: Vrasja e 23-vjeçares u planifikua nga babai dhe u ekzekutua nga i vëllai

Zbardhen detaje të reja tronditëse lidhur me vrasjen dhe groposjen në Malin me Gropa të 23-vjeçares Eglantina Buci në Malin me Gropa.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, vrasja është planifikuar nga babai i saj, ndërsa ekzekutori është i vëllai.

Gjatë marrjes në pyetje Faik Buci nuk ka pranuar të flasë përpara grupit hetimor, duke mohuar të ketë pasur dijeni për krimin dhe ka vazhduar të këmbëngulë se vajza e tij ishte zhdukur, pasi e kishin rrëmbyer për ta shfrytëzuar jashtë vendit.

Si ka ndodhur ngjarja?

Sipas burimeve të policisë, motivi i vrasjes kishte të bënte me largimin e Englantinës nga banesa me të dashurin e saj në zonën e Freskut.

Në atë kohë i dashuri i vajzës ka treguar se Englantina i kishte thënë që kishte probleme me familjaret për shkak se nuk e miratonin lidhjen e tyre.

Burimet thonë se Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, kanë shkuar te zona e ‘Freskut’, e kanë marrë me makinë vajzën dhe më pas e kanë vrarë.

Një nga të njohurit e familjes ka pasur dijeni për krimin.

Si u zbardh sekreti i fshehur për 8 vite

Kur janë gjetur një pjesë e eshtrave të 23-vjeçares, policia ka marrë ADN-në e saj dhe më pas ka marrë dhe ADN-në e të emes për të bërë krahasimin dhe ka rezultuar që bëhet fjalë për Englantina Bucin.

Burimet thonë se krimi u zbulua në mënyrë operative dhe me ndihmën e informatorëve.

Autorët njihen me masën e sigurisë

Shtetasit Shkëlzen Buci iu komunikua masa e sigurisë në ambientet e IEVP-së ku vuan dënimin, pasi është arrestuar më parë po nga Sektori Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për një ngjarje tjetër, për “Vrasje me paramendim” të ngelur në tentativë, të ndodhur në Tiranë, në vitin 2017. Ky shtetas aktualisht është duke vuajtur dënimin me 13 vite burgim.

Ndërsa pas daljes së masës së sigurisë për shtetasin Faik Buci, Sektori i Krimeve të Rënda Ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas marrjes së informacioneve të shpejta në rrugë operative nga ana e specialistëve dhe ndihmësspecialistëve bëri të mundur lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në momentin e kapjes këtij shtetasi i është gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë thikë.

Share With:
Translate »



524 Views