“Ditën e parë djalë, të dytën vajzë”, si gratë mund ta përcaktojnë vetë gjininë e bebit

Trupi njerëzor nuk i lë asgjë në dorë rastësisë dhe ekzekuton në mënyrë të përsosur atë çfarë i dikton. Sipas shpjegimit të Dr. Shkëlqim Balili në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, gjinia e një foshnjeje mund të përcaktohet nga vetë nëna në momentin e ngjizjes së saj.

Nëse nëna di ditën e saktë të ovulacionit ose ndryshe, ditën kur veza arrin pjekjen dhe zhvendoset drejt gypave të Falopit ku do të qëndrojë për 24 orë dhe bashkohet me një spermatozoid, gjinia e bebit do të jetë djalë.

 

Shkëlqim Balili: Sot nuk duket ëndërr që një grua të bëjë djalë dhe të bëjë vajzë kur të dojë ajo. Nëse ajo e di ovulacionin se kur ndodh dhe gjen orën e riprodhimit, ajo mund të nxjerrë menjëherë, të bëjë marrëdhënie ditën e parë dhe bën djalë.

Katerina Trungu: Si ditën e parë?

Shkëlqim Balili: Ditën e parë të daljes së vezës. Mashkulli e ka varësinë e seksit, femra është e predispozuar vetëm për vajzë se ka kromozome X dhe bën gjithmonë vajzë. Djali ose mashkulli ka kromozome XY dhe Y janë kromozome të cilat janë shumë të shpejta dhe vdesin shpejt, ndërsa X janë të ngadalta. Tani ora e mbetjes shtatzënë është ovulacioni dhe ajo me 3 gjëra e kap ovulacionin: me ditën e ciklit, si e ka ciklin, zakonisht në 28-ditor është dita e 14-të, e dyta e kap ciklin me temperaturën bazale. Në tërë Evropën, në tërë planetin, në vendet e përparuara gruaja e gjen ovulacionin me anën e temperaturës bazale. Ditën e 14-të temperatura ngrihet në 37.5 dhe qëndron 20 ditë. Dita e parë kur shkon temperatura 37.5 ka shkuar veza, është shkëputur nga vezorja dhe ka shkuar në tub. Në ato momente, brenda 24 orëve krijohet ngjizja, shtatzënia. Pas 24 orëve, veza shkatërrohet.

Katerina Trungu: Dhe në atë moment ti bën djalë apo vajzë?

Shkëlqim Balili: Djalë. Nëse e bën ditën e dytë, ditën e tretë ke gocë. Këta duhet të shkojnë marinsë amerikanë, Y, janë të shpejtë por vdesin shpejt.

Agida Koçi: Sa mirë që e thatë, ka familje që mundohen shqiptarët me familjen e vet, kaq shumë vajza.

Shkëlqim Balili: Kjo ka edhe një gjë tjetër, burri duhet t’i ketë spermatozoidet marinsë amerikanë, jo t’i ketë nga 75, 13. Ka marrë fund, nuk e bën dot./

Share With:
Translate »
116 Views