Divorci i prindërve e la nën kujdesin e gjyshes, 17-vjeçarja e përlotur: Është gjithçka më nevojitet!

Në kuadër të ditës së 8 Marsit, Klei ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të surprizuar njeriun më të dashur për të, gjyshen. 17-vjeçarja nga qyteti i Fierit ndan me rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan historinë e saj që e ka nxitur të ftojë gjyshen në këtë ditë.

Prindërit e Kleit janë divorcuar në vitin 2007 dhe gjykata  vendosi që ajo dhe vëllai i saj të qëndronin me të atin. Përgjegjësia më e madhe e rritjes së tyre i takoi gjyshes që u kthye në një nënë për fëmijët, por sidomos për Klein. Ajo tregon se me nënën e saj nuk ka qenë e afërt më parë, por dy vitet e fundit ka patur përmirësime në raportin mes tyre.

Gjyshja e ka ndjekur Klein në të gjitha ëndrrat e saj për të marrë pjesë në kompeticione, për të mësuar kërcim, për të luajtur sporte duke u kthyer në tifozen më të madhe. Mbi të gjitha, për Klein ka plotësuar gjithçka që ajo mos ta ndiejë mungesën e nënës.

Klei: I jam mirënjohëse me jetë. Më ka edukuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është shoqja ime e ngushtë, është krahu im i djathtë.

Ardit Gjebrea: Ia tregon të gjitha  sekretet?

Klei: Të gjitha, të gjitha sekretet. Ajo në fakt më dallon që në sy në qoftë se unë mund të kem një  problem, ndoshta dhe atë më të voglin dhe unë nuk dua që ta shqetësoj më thotë “Klei hajde pak, unë  e di që ke një gjë, hajde ma trego mua, të betohem që nuk i them njeriu” dhe kjo më bën që raportin me të ta kam akoma edhe më të ngushtë, akoma  edhe më të fortë. Ndonjëherë mërzitem sepse në fakt ajo gjatë gjithë kohës e dëgjoj shpeshherë që më thotë “unë e di që atë mungesën e nënës nuk ua zëvendësoj dot” dhe ajo në fakt… por të betohem që gjithçka më nevojitet në këtë jetë është nëna, kjo që kam.

Ardit Gjebrea: Ti nuk e ke ndier mungesën e mamit, jo?

Klei: Absolutisht. Gjyshja në fakt në qoftë se e vë të zgjedhë midis fëmijëve të saj, babit dhe hallave, edhe mes nesh, përgjigjja e saj do të ishte “ju jeni pika ime e dobët, mezi ju kam rritur”./

Share With:
Translate »
58 Views