Djali 5-muajsh i komedianit të njohur amerikan humb jetën nga kanceri i trurit

Fëmija më i vogël i komedianit të njohur amerikan Nick Cannon dhe modeles Alissa Scott, Zen, ka humbur jetën ditën e djelë pas një beteje me kancerin.

Lajmin e ka dhënë vetë komediani në emisonin e tij “The Nick Cannon Show”, ku tregoi me lot në sy se djali i tij 5 muajsh Zen ishte ndarë nga jeta.

“Këtë fundjavë bëra një përpjekje të vlefshme për të kaluar kohën më të bukur që mund të kaloja me Zen,” tha Cannon.

Cannon tha se djali i tij ishte rreth 2 muajsh kur ai vuri re se i porsalinduri kishte disa probleme me frymëmarrjen, të cilat ai ia atribuoi sinuseve të të porsalindurit. Mjekët i thanë Cannon se Zen kishte një lëng në trurin e tij, i cili përfundimisht u bë kancer në tru.

“Ata e quajtën atë një tumor malinj dhe menjëherë na u desh që ta operonim”, tha Cannon.

Pas operacioneve dhe procedurave, Cannon tha se gjendja e të porsalindurit mori një kthesë rreth Ditës së Falënderimeve dhe tumori i Zen filloi të rritej më shpejt.

Zen, është më i riu nga fëmijët e Cannon.

Ai ka edhe dy fëmijeë të tjerë më të mëdhenj me këngëtaren Mariah Carey, binjakët 10-vjeçarë Moroccan dhe Monroe, me Mariah Carey.

Share With:
Translate »
88 Views