Djali apo shoku? Kjo foto e Çiljetës me Fernandon na bëri të kuptojmë se sa shpejt fluturon koha

Ndryshe nga shumë kolege të saj që jetën private e kanë ruajtur gjithmonë hermetike, sidomos kur bëhet fjalë për ekspozimin e fëmijëve në media ose rrjete sociale, këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga na e ka zbuluar që në 2013-n të shtrenjtin e saj, Fernando. Ajo ka një lidhje mjaft speciale me të, pothuajse të pandarë, madje jo në pak raste Çiljeta ka zgjedhur të birin si shoqëruesin e saj kryesor në evente të ndryshme.

Don Nando, siç e ke quajtur gjithmonë, tani është rritur dhe ndoshta është në fazë të pubertetit që ka nevojë për hapësirën e tij, por nuk resht së pozuari me mamin. Çiljeta ka postuar së fundmi një foto në Instagram dhe ngjashmëria mes të dyve është e frikshme, tamam si dy pika uji. E duke e parë kuptuam se sa shpejt fluturon koha dhe që artistja nuk ka veç një djalë, në fakt dy bashkë me Bekon e Alban Hoxhës, por edhe një shok e vëlla në krahun e saj.

Share With:
Translate »
84 Views