Djali i Arnold Schwarzenegger fotografohet me të dashurën shqiptare

Djali i Arnold Schwarzenegger, Joseph Baena është prej disa kohësh në një lidhje me një vajzë shqiptare, të quajtur Niki Dodaj. Niki është një vajzë me prindër shqiptarë, të cilët kanë emigruar në SHBA që në vitet ’90. Ajo është 21 vjeçe dhe është diplomuar për menaxhim biznesi në Kaliforni.

Joseph Baena është fëmija që Schwarzenegger pati me një punonjëse të shtëpisë së tij. Aktori e pranoi atësinë në vitin 2011 dhe ka qenë mjaft i pranishëm në jetën e djalit, i cili i ngjan shumë jo vetëm nga paraqitja por edhe nga fiziku dhe ka trashëguar pasionin e të atit për palestër.

Çifti është fotografuar së bashku në një club nate, ku ishin të shoqëruar nga miqtë e tyre.

Share With:



331 Views