Zëri nuk pranon të dëgjojë asnjë këngë, përveç atyre të babi Gjikos

Elita Rudi dhe Gjiko publikojnë shpesh në rrjete sociale momente të ndryshme nga përditshmëria me djalin e tyre, Zëri, i cili për pak muaj feston 1-vjetorin e lindjes. Tashmë vogëlushi ka filluar të belbëzojë, të lëvizë nëpër shtëpi e të kuptojë se çfarë ndodh përreth. Madje duket se ai ka nisur të shfaqë që tani interesat e preferencat e tij dhe këtë gjë e ka treguar Gjiko në mënyrën më të bukur. Reperi ka postuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet se i vogli dëshiron të dëgjojë vetëm këngët e babait të tij. Në video Gjiko shihet duke i kënduar Zërit këngën e famshme “O sole mio”, të cilën sapo vogëlushi e dëgjon fillon të qajë. Por kur reperi i këndon këngën e tij “Coco Jumbo” Zëri buzëqesh e fillon të kërcejë me të. Kjo gjë e ka kënaqur Gjikon dhe në fund të videos ai e përqafon vogëlushin dhe i thotë “Të dua”. Ky moment ka shkaktuar të qeshura tek Elita dhe Gjiko, e me siguri ka shkrirë zemrat e të gjithë atyre që kanë parë videon.

View this post on Instagram

Djali bObit vet 🤣❤️ O Sole mio vs Coco jumbo 🔥

A post shared by GJ I K O (@gjikotheflyboy) on

Në fakt Zëri është rritur me këngët e babait të tij, ndaj për të atë ato mbeten melodia më e bukur.

Share With:



173 Views