Djali i David Beckham bën tatuazhin e parë: Njësoj si babi

Ai është fëmija më i madh i një futbollisti dhe dizajnueseje.

Dhe Brooklyn Beckham dëshmoi se ai i ngjan shumë babait të tij, pasi tregoi tatuazhin e tij të parë në “Instagram”.

Tatuazhi bardhë e zi tregon imazhin e portretit tradicional të një amerikani autokton dhe është një kopje e atij që David ka në bustin e tij.

Nga imazhet e publikuara në rrjetet sociale, duket se ishte David ai që dërgoi djalin e tij në një nga artistët e preferuar, Mark Mahoney, për të realizuar tatuazhin e parë në parakrah.

David mban një tatuazh të tillë mes 40 të tjerëve që ka në të gjithë trupin.

Share With:
Translate »
786 Views