Djali i Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos është talent, tërheq vëmendjen e Erion Veliaj | Video
Çifti i balerinëve Enada Hoxha dhe Gerd Vaso janë ndër emrat më të njohur të artit. Pasi i kishim parë bashkë prej shumë vitesh duke performuar në shfaqje të ndryshme, më në fund na dhanë lajmin e bukur të pritjes së një fëmije.
Ndërsa të gjithë prisnim që pas lindjes dhe rritjes së djalit, ai të ndiqte rrugën e prindërve, Enada rrëfeu në një program televiziv se pasioni i tij ishte futbolli dhe se po investonte në atë drejtim. Ashtu siç duket edhe tek videoja e mëposhtme, Roani, djali i balerinëve është mjaft i zoti në ruajtjen e ekuilibrit mbi overboard.
Por kjo nuk ka kaluar pa i rënë në sy edhe kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, për vetë faktin se Roani ndodhet në Sheshin Skënderbej. Për më tepër ai ka shkruar: Njëshi i sheshit. /Kids’ Time/