Djali i Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos ka një mënyrë të veçantë për të përvetësuar mësimet | Video

Proçesi i të mësuarit ndryshon nga personi në person dhe sidomos tek fëmijët. Disa fëmijë i përvetësojnë mësimet më shpejt dhe disa më ngadalë. Ata që fillojnë të kenë vështirësi në mësimnxënie, kërkojnë mënyra alternative për të mbajtur mend. Një nga mënyrat për të mësuar është edhe shoqërimi i proçesit të memorizimit me lëvizje fizike. 
Të njëjtën gjë bën edhe Roani, djali i çiftit të njohur të balerinëve, Enada dhe Gerdi Vaso. Në një video të postuar në profilin e tyre të përbashkët, Roani shfaqet duket mësuar lëndën e diturisë duke lëvizur nëpër dhomë dhe duke luajtur me tullumbace. Shpresojmë që ai të marrë nota maksimale në shkollë pasi përkushtimi i tij duket serioz. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
748 Views