Rudina Magjistari ka fjalët më të ëmbla për Mian: Ti nuk je një pikë në Univers…

Fundjavat janë gjithmonë me dhe për familjen. Pas një jave të ngarkuar me punë dhe me shumë angazhime, e shtuna dhe e diela për moderatoren e Tv Klan, Rudina Magjistari, janë tërësisht kohë për familjen dhe për vajzën e saj, Mia.

Si e ëma, edhe ajo duket se i shijon shumë udhëtimet. Të paktën kështu është dukur edhe nga postimet që Rudina bën vazhdimisht fundjavave, ku vogëlushja është duke eksploruar dhe kundruar gjithçka të re.

Në fotot e postuara ngë Rudina në rrjetet sociale, Mia është gjithmonë në aksion. Megjithëse moderatorja tregohet mjaft e kujdesshme për të mos e treguar portretin e saj hapur në publik, të paktën natyrën prej lozonjareje nuk mundet t’ia fshehë.

Edhe sot, Mia na përshëndet nga Instagrami i së ëmës, por shumë ndryshe nga fotot me të cilat jemi mësuar me të.

 

Duke realizuar një foto me Mian “nga një pikë e Universit”, Rudina shkruan në krah të saj: “Ti nuk je një pikë në Univers, por gjithë Universi në një pikë, moj Mia ime #Mialuleqingji #myrayoflight #mrekulliaime.”

As këtë herë nuk arrijmë ta dallojmë dot qartë Mian, por e sigurt është që ashtu si mami, edhe ajo e ka shijuar shumë udhëtimin familjar edhe këtë të diel. /Revista Class

Share With:
Translate »
696 Views