Djali i Michael Schumacher flet për të atin dhe ne u përlotëm

Djali i legjendës së Formula 1, Mick ka zbuluar se dëshiron të arrijë suksesin e idhullit të tij, babait Michael Schumacher. Kampioni i botës nuk është parë në publik që prej ngjarjes së rëndë në vitin 2013 në Francë, ku pësoi një dëmtim në tru nga një aksident me ski. Qëllimi i djalit 19-vjecar, Mick Schumacher është që të fitojë në Formula 1 dhe të ecë në hapat e babait.

Ai është idhulli im dhe unë po ndjek gjithçka që ka bërë. Jam shumë i lumtur për këtë. Qëllimi është të fitoj në F1. Babai im kishte një ndikim të madh në karrierën time”, tha Mick në një intervistë në Gjermani. Deri tani, Mick ka fituar në “Formula Three” në “Spa Francorchamps”, Belgjikë muajin e kaluar dhe shpreson që vitin e ardhshëm të kalojë në “Formua Two”.

Share With:
Translate »
580 Views