Pyetja që krijoi polemika rreth filmit të ri “The Lion King”

Traileri i parë i “The Lion King” u publikua gjatë Ditës së Falënderimeve duke u bërë i dyti më i parë në histori pas “Avengers: Infinity War”. Pyetja e regjisorit të filmit “Aquaman”, James Wan bëri që të shpërthejnë polemikat në rrjete sociale. Persë ta përkufizosh këtë film si një ribërje live-action nëse bëhet fjalë për një animim? Reflektimi i tij nuk është i gabuar pasi në “The Lion King” nuk përdoren aktorë dhe mezi mund të xhirohej një film i tërë duke bërë të recitontohej luanë apo elefantë të vërtetë.

Filmi në fakt është më shumë një animim në realitetin virtual, e projektuar në ekranin blu për t’i dhënë regjisorit ndjesinë e xhirimit në një sheshxhirim të vërtetë. Një polemikë e ngjashme lindi që nga koha e filmit “The Jungle Book”, pastaj “e mbytur” nga fakti që në kast ishte një aktor i vërtete për rolin e Mowgli. Në ketë rast personat janë ndare plotësisht nga përkufizimi i “live-action” sepse të gjithë kafshët janë ndërtuar dhe animuar në kompjuter.

Share With:
Translate »
634 Views