Djali i vogël fle në tokë, Stresi merr përsipër të ndërtojë në kohë rekord shtëpinë e familjes nga Marikaj!

E shtuna e ka gjetur reperin Stresi në fshatin Marikaj, ku po kujdeset personalisht për një familje që iu shkatërrua shtëpia nga tërmeti.

Ky nuk është rasti i parë që po ndjek reperi, duke iu referuar atij të bërë publik dje nga “iconstyle.al” në Mamurras.

E megjithatë ai zotohet që ta bëjë me shtëpi këtë familje, madje në kohë rekord.

Stresi jep fjalën publikisht që do tju falë një strehë mbi kokë. Në një moment gjatë videos ai fal të gjitha lekët e xhepit për kryefamiljarin dhe fëmijën e tij që fle në tokë!

“Ose e mbaj premtimin ose vdes!” janë fjalët e Stresit, i cili ka marrë përsipër misionin për t’iu ardhur në ndihmë.

Më pas ai publikon videon duke ngritur një çadër që do të shërbejë për 4 familje!

Share With:
Translate »
418 Views