Fatma ka një status motivues që do t’ju ndihmojë t’i ktheheni normalitetit pas tërmetit

Pas tërmetit që goditi Shqipërinë më 26 nëntor shumë nga ne mendojmë me vete: A do të mund të rikthehemi në normalitet? Ishte një situatë e vështirë dhe e papritur, me shumë dhimbje për ata persona që humbën jetën tragjikisht nën rrënoja. Kudo nëpër media, rrjete sociale shkruhet për këtë gjë. Mirëpo, ka edhe nga ata njerëz që i gëzohen faktit që janë gjallë dhe kanë vazhduar jetën normalisht dhe publikojnë foto në rrjetet sociale. Ka edhe nga ata të tjerë që i paragjykojnë, pasi mendojnë se duhet të solidarizohen me dhimbjen e personave të prekur.

Në fakt jeta duhet të vazhdojë dhe të gjithë duhet të mundohemi të kthehemi në normalitet dhe t’i gëzohemi edhe dritave të pemës së Krishtlindjeve. Moderatorja e “Thumb ON” Fatma ka bërë një status në Instagram, ku ju bën thirrje të gjithëve që të celebrojnë jetën. Ishte një traumë e madhe, por ne duhet të jetojmë dhe të gëzohemi sërish.

“Nuk e kuptoj fare këtë sulm që po i bëhet atyre që në format e tyre po i rikthehen normalitetit, dikush me dritat e pemës, një tjeter me një selfie të qeshur, diku e dikush ne një video duke luajtur me fëmijet e tij. Kaluam një traumë të madhe, një tragjedi shumë të rëndë, jetë që nuk kthehen, mes tyre të rinj dhe fëmijë, familje të tjera të shuara… të tjerë që humbën gjithçka kishin në atë shtëpi që u bë gërmadhë. Dhimbje që nuk ka fjalë të përshkruhet, por nëqoftëse qajmë, ulërasim, stresohemi, sëmuremi a ku di unë, a do kthejmë gjë pas? A do zhbehet e gjitha kjo, nëqoftëse bëhemi fatalistë? JO! Dhimbja nuk eshte garë kush e shfaq më shumë, kush ulërin më fort apo kush duket më i vuajtur…Ne kemi një traditë kaq të shëmtuar në përqasje me vdekjen (kur humbasim dikë të dashur), një lloj ndëshkimi ndaj vetes dhe atyre që jetojnë, na duket e padrejtë që ne jetojmë dhe gëzojmë, ndërkohë që duhet të jetë e kunderta, duhet të reflektojmë mbi jetën e të ndihemi me fat që marrim ende frymë! Ajo që duhet tani, është ndihma për të sistemuar ata që janë pa çati në kokë dhe kjo ndihmë nuk ka munguar si nga qytetarët e thjeshtë deri te ato shtete që kanë dhuruar miliona euro. Jeta vazhdon, jeta kjo është! Le të shërbejë ky moment për të kuptuar sa të vegjël jemi, sa idiote janë meritë që mbajmë, sa të pakuptimta janë ato arsyet e vogla për të cilat stresohemi çdo ditë! Le të shërbejë ky moment për të kuptuar njerëzit e rëndesishëm për ne, pikërisht ata që shtrënguam fort këto ditë…le të shërbejë e gjitha kjo t’i gëzohemi jetës, të mos nxijmë e sterrojmë pa asnjë arsye duke shfryrë për çdo gjë, se e gjitha kjo u duk si një mësim nga ato që Universi a Zoti të dergon për të thënë; doni të shfryni e të qani ju, ja ku po jua jap unë një arsye të mirë për të ulëritur, meqenëse keni harruar të jeni mirënjohës e të thoni FALEMINDERIT për gjithçka keni, por shikoni vetëm zi. Gjithsecili zgjedh formën e vet për të kaluar këtë situate kaq të rëndë psiko-emocionale dhe sociale, ju lutem mos gjykoni. Ju lutem mos ndaloni jetën dhe kthimin e normalitetit. Ju lutem celebroni JETËN”,-shkruan Fatma në Instagram.

View this post on Instagram

Nuk e kuptoj fare kete sulm qe po i behet atyre qe ne format e tyre po i rikthehen normalitetit, dikush me dritat e pemes, nje tjeter me nje selfie te qeshur diku e dikush ne nje video duke luajtur me femijet e tij. Kaluam nje traum te madhe, nje tragjedi shume te rende, jete qe nuk kthehen, mes tyre te rinj dhe femije, familje te tjera te shuara… te tjere qe humben gjithcka kishin ne ate shtepi qe u be germadhe. Dhimbje qe nuk ka fjale te pershkruhet, por nqs qajme, ulerasim, stresohemi, semuremi a ku di une, a do kthejme gje pas? A do zhbehet e gjitha kjo, nqs behemi fataliste? JO! Dhimbja nuk eshte gare kush e shfaq me shume, kush ulerin me fort apo kush duket me i vuajtur… Ne kemi nje tradite kaq te shemtuar ne perqasje me vdekjen (kur humbasim dike te dashur), nje lloj ndeshkimi ndaj vetes dhe atyre qe jetojne, na duket e padrejte qe ne jetojme dhe gezojme…nderkohe qe duhet te jete e kunderta, duhet te reflektojme mbi jeten e te ndihemi me fat qe marrim ende fryme! Ajo qe duhet tani, eshte ndihma per te sistemuar ata qe jane pa cati ne koke dhe kjo ndihme nuk ka munguar si nga qytetaret e thjeshte deri te ato shtete qe kane dhuruar miliona euro. Jeta vazhdon, jeta kjo eshte! Le te sherbeje ky moment per te kuptuar sa te vegjel jemi, sa idiote jane merite qe mbajme, sa te pakuptimta jane ato arsyet e vogla per te cilat stresohemi cdo dite! Le te sherbeje ky moment per te kuptuar njerezit e rendesishem per ne, pikerisht ata qe shtrenguam fort keto dite…le te sherbeje e gjitha kjo t'i gezohemi jetes, te mos nxijme e sterrojme pa asnje arsye duke shfryre per cdo gje, se e gjitha kjo u duk si nje mesim nga ato qe Universi a Zoti te dergon per te thene; doni te shfryni e te qani ju, ja ku po jua jap une nje arsye te mire per te uleritur, mqs keni harruar te jeni mirenjohes e te thoni FALEMINDERIT per gjithcka keni, por shikoni vetem zi. Gjithsecili zgjedh formen e vet per te kaluar kete situate kaq te rende psiko-emocionale dhe sociale, ju lutem mos gjykoni. Ju lutem mos ndaloni jeten dhe kthimin e normalitetit. Ju lutem celebroni JETEN!

A post shared by Fatma Haxhialiu (@sipas_fatmes) on

Share With:
Translate »
680 Views