Djali iu sëmur me kancer, këngëtari ishte gati të linte muzikën
Michael Buble ka zbuluar se ishte gati për të lënë muzikën pasi djali i tij 4 vjec po luftonte me kancerin. Në një intervistë për Herald Sun, 42-vjeçari tha:
“Kam qenë në ferr. Mendoja se nuk do të kthehesha më kurrë në muzikë. Familja është gjithcka. Shëndeti i fëmijëve është parësor.”
Noah u diagnostikua me kancer në stomak në vitin 2016 kur ishte vetëm 3 vjec. Këngëtari së bashku me partneren e tij, Luisana Lopitato lanë pas karrierën për tu përkushtuar në shëndetin e të birit.