Djali kampion i deputetit në koma, ish-këshilltari i Berishës: Forca Leonardo, mjekët po bëjnë të pamundurën

Mundësi shqiptar Leonardo Frrokaj, u dëmtua rëndë ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së Kampionatin Ballkanik. Kampioni Leonardo, djali i deputeti Andon Frrokaj, dëmtoi shtyllën kurrizore, dhe ra në gjendje kome dhe u çua direkt në spital me helikopter. Sakaq, ish-këshilltari i Sali Berishës, Ilir Kadia shkruan i prekur nga kjo situatë, fjalë tejet inkurajuese për 17-vjeçarin dhe familjarët e tij. KOMENTI I PLOTË: Forca, Leonardo yne! Kampioni yne ne mundje,Leonardo Frrokaj, ka pesuar nje aksident te rende ne tapet kur ne ndeshjen finale per titullin Kampion i Ballkanit qe po zhvillohet ne Slloveni ka demtuar dy rruaza te shtylles kurrizore dhe mjeket sllovene po bejne te pamunderen ta nxjerrin nga rreziku.Luftetar i vertete Leonardo! Dhe eshte vetem 17 vjecar! Ata te moshes se tij,jo pak syresh,mund te jene duke tymosur kanabis a qofte edhe duhan tek blloku a kafenete e panumerta te Tiranes, por Leonardo eshte i sojit me te mire shqiptar!I perket trimave qe e duan ne maje te shtizes flamurin shqiptar,ne maje te majes! E duan Kampion! Forca Leonardo!Familja po te pret! Shoket e miqte po te presin! Flamuri po te pret!

Share With:
Translate »
1101 Views