George tani shkon në shkollë me mamin dhe bebin

Dukesha e Cambridge-it i ka kaluar problemet e mëngjesit që shkakton shtatzënia.  Ajo u pa ditën e djeshme të ndiqte një tjetër aktivitet zyrtar. Të mërkurën, Catherine ndoqi hapjen e forumit të Shkollës së Liderve, të drejtuar nga fondacioni bamirës Place2Be. Një mbrëmje më parë, ajo ishte e pranishme në një gala të organizuar nga Pallati i Kennsigton-it, për Qendrën Anna Freud. Gjatë kësaj ngjarjeje, dukesha mbajti një fjalim dhe zbuloi që pas periudhës së vështirë të shtatzënisë, tani ajo mundet ta çojë princin George në shkollë.
Catherine nuk mundi të ishte e pranishme në ditën e parë të shkollës së George  sepse nuk ndihej mirë, për shkak të shtatzënisë së tretë, por ky hap i madh në jetën e të birit, nuk ka qenë një kalim i lehtë për Kate, e cila pranoi që thjesht iu desh të mësohej me të. “Si mama, më duhet të mësohesha ta lija djalin në portat e shkollës, e kam të qartë që është një komunitet i tërë që ndihmon në rritjen e fëmijëve. Shoqërues, mësues, staf mbështetës apo prindër, ne të gjithë jemi të përfshirë bashkë në këtë.”

Gjatë fjalimit, dukesha gjithashtu tregoi sesa e apasionuar ishte për të sjellë një ndryshim në jetën e fëmijëve. “Duke bashkëpunuar me specialistë si ju, ne po kërkojmë të sigurojmë akses informacioni dhe mjetesh praktike për të mbështetur mësuesit, prindërit dhe fëmijët që të flasin lehtësisht për shëndetin e tyre mendor. Ne të gjithë jemi këtu sepse ndajmë bindjen që çdo fëmijë meriton shansin për të përmbushur potencialin që ka.” Dukesha tani iu është kthyer detyrave të saj mbretërore pas gjendjes jo të mirë shëndetësore dhe do të vazhdojë të jetë e pranishme në shërbimin e së dielës të Kujtesës.

Share With:
Translate »
533 Views