“Djalin e kam pasur sëmurë…”/ Endriku hap zemrën: E dërguam në të gjithë spitalet! Qëndrova 3 vite pa e parë

Në një bisedë me Gracianon Endrik Beba ka folur për jetën private. Ai i tregon se të birin kishte tre vite pa e parë.

Ai ishte i sëmurë dhe kanë shkuar në shumë spitale për të gjetur një zgjidhje, por ishe e vështirë. Kur shkoi në Greqi, ia gjetën problemin dhe nisi një kurë që zgjaste për rreth 7 muaj. Më pas ra Covidi dhe ngeli pa e parë aq shumë vite.

“Jeton disa kohë në Greqi, disa kohë këtu. Ka qenë me mua këtu 1 vit e gjysmë, kisha tre vite pa e parë. E kam pasur shumë të sëmurë në Greqi. Nja një vit para se të dilte Covidi u sëmur. Është shumë alergjik. Të paktën atëherë ka qenë shumë. Të vraponte 10 metra kur ishte ftohte, binte në tokë, i merrej fryma. Bllokoheshe keq fare. I provuam të gjitha spitalet këtu, nuk po i jepnin dot zgjidhje, e çuam në Greqi, e gjetën çfarë kishte, u bë mirë për 3-4 ditë  pas atij mjekimi, por që të shërohej duhej të bënte një mjekim 6-7 muaj aty. Unë duhet të kthehesha të punoja se kush do paguante. Unë kisha gjyshin, gjyshen, mamin, çunin, familje të madhe për të mbajtur. Filloi Covidi, u bllokuan rrugët, nuk vinte dot më dhe ngeli atje. Plus që ishte dhe frika e madhe udhëtimi”, u shpreh Endrik Beba.

 

Top Channel

Share With:
Translate »
23 Views