Mrekulli në Filipine, vajza gjendet 60 orë pas rrëshqitjeve të dheut që prekën vendin

Ekipet e shpëtimit në Filipine shpëtuan një vajzë të vogël pas 60 orës pasi rrëshqitjet e dheut prekën vendin, duke vrarë 11 persona ndërsa 100 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Vajza e vogël, mosha e së cilës ende nuk dihet u gjet nga anëtarët e ekipeve të shpëtimit duke gërmuar me duar  dhe lopata me shpresën për të gjetur të mbijetuar.

Rrëshqitja e dheut, e shkaktuar nga shirat e dendur, ndodhi të martën mbrëma, duke shkatërruar shtëpi dhe duke “groposur” tre autobusë dhe një automjet tjetër që kishin shkuar për të marrë punëtorët në një minierë ari.

Share With:
Translate »
67 Views