Djegia e 2-vjeçares me cigare! Vëllai 9-vjeçar pranon ngjarjen në prani të psikologes

Dy vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 nëntor nga halla e saj, nga hetimet rezulton se është djegur me cigare nga i vëllai 9 vjeç. Sipas burimeve për Report Tv, i vëllai është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse. Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës.

Shenjat e djegieve me cigare i janë bërë të paktën një javë më parë, por fëmija nuk është dërguar për mjekim pasi është mbajtur në shtëpi. Burime për Report Tv nga QSUT bëjnë me dije se 2-vjeçarja gjendet në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë në QSUT dhe gjendja është stabël dhe në monitorim.

Fillimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë. Mbi dyshime, janë kryer 2 ekspertiza mjeko-ligjore, e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm.

Pas ekspertimit, ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht. Ndërkohë, shenjat që e mitura ka në trup, për shkak se nuk janë mjekuar për ditë me radhë, dhe kruarjeve nga dhimbja, janë përhapur duke u infektuar. Agjentët e Komisariatit nr. 4 po përgatisin dokumentacionin për përcjellën e rastit te shërbimi social për heqjen e të drejtës së prindërimit. Familja e saj jeton në kushte të mjerueshme ekonomike.

Share With:
Translate »
71 Views