Do bëhen prindër, Justin dhe Hailey e kanë zgjedhur emrin e bebushit

Justin dhe Hailey Bieber do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Përfaqësuesi i Hailey konfirmoi për PEOPLE se modelja është shtatzënë në muajin e gjashtë.

Lajmin e lumtur çifti e ka bërë të ditur me një postim të përbashkët në Instagram. Justin ndau një seri fotosh dhe një video të shkurtër me Hailey-n, e cila shihet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë dantelle Yves Saint Laurent nga Anthony Vaccarello.

Ata do të jenë prindër të shkëlqyer dhe Justin do të jetë shumë i përfshirë. Ai është shumë i emocionuar për të rritur fëmijën e tij. Ata kanë gjetur një emër që mendojnë se është i përsosur. Ata gjithashtu kanë filluar të dekorojnë dhomën e bebit”, tha një burim për People.

Kujtojmë se Justin dhe Hailey u martuan në shtator 2018 në një gjykatë në New York, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre. Pothuajse një vit më vonë, ata shkëmbyen betimet para familjes dhe miqve në Bluffton.

Share With:
Translate »
24 Views