Do bëhet baba në moshën 83-vjeçare, Al Pacino flet për herë të parë

Al Pacino, po feston lajmin se do bëhet me fëmijën me të dashurën Noor Alfallah.

Ylli i “Godfather” duket se ishte në gjendje të mirë teksa foli publikisht për zbulimin e shtatzënisë.

“Është shumë e veçantë,” tha ai për mediat duke vijuar më tej:

“Unë kam shumë fëmijë. Por kjo është vërtet e veçantë që vjen në këtë kohë.”

Aktori ikonë është baba i një vajze 33-vjeçare, si dhe ka binjakët Olivia dhe Anton, 22-vjeç. Kur u pyet për gjininë e foshnjës, Pacino tha se ende  nuk e dinte. Deklaratat e tij vijnë pasi TMZ raportoi se Pacino nuk besonte se ai ishte në gjendje të kishte fëmijë e se po kërkonte prova se ai ishte babai.

Për më tepër, media të ndryshme pohuan se ai dhe 29-vjeçarja ishin ndarë “shumë kohë më parë”. Megjithatë, burimet konfirmuan për Page Six se ata janë ende çift.

Share With:
Translate »
70 Views