Testi i ADN-së zbuloi se kishte një binjak, shtanget Chrissy Teigen!

Chrissy Teigen  ka kaluar disa orë  të vështira, duke menduar se kishte një binjak identik të humbur prej kohësh, për të cilin nuk dinte asgjë.

Supermodelja tha se një test gjenetik tregoi një përputhje 100 % me një binjak identik.

John Legend, postoi një video duke shpjeguar rrjedhën e ngjarjeve në Instagram, duke u thënë ndjekësve të saj se ajo kreu një test gjenetik.

“Kam paguar për disa nga përmirësimet dhe gjëja e parë që doli, pasi kuptova se isha pjesë e Neandertalit, ishte kjo – unë kam një binjak identik”, tha Teigan.

Rezultatet e testit të saj në faqen e llogarisë treguan një vëlla misterioz me “100% të përbashkët të ADN-së” të titulluar “binjak identik”.

Teigen përshkroi se ajo kontaktoi menjëherë me anëtarët e familjes së saj – babain e saj Ron dhe motrën Tina  për t’i kërkuar që të konfirmonin nëse ajo kishte lindur me një binjak. Lajmet u pëgënjështruan dhe pse Chrissy kaloi një moment jo pak të lehtë.

Share With:
Translate »
70 Views