Do bëhet nënë e një djali, por Jonida Vokshi nis që tani të shqetësohet: S’di të qaj a të qesh?

Aktorja e njohur Jonida Vokshi është një nga mamat që po pret me padurim lindjen e bebushit të saj. Duke qenë se është duke u bërë nënë për herë të dytë, ajo e di se bebushi do i zërë gjithë kohën e lirë, ndaj këtë periudhë po e shfrytëzon në maksimum për të pushuar dhe udhëtuar.

Mirëpo, duket se ajo që do e presë më pas e bën për të qarë e për të qeshur në të njëjtën kohë. Ajo ka postuar një meme, që sipas saj mund të bëhet realitet.

Në foto, tregohet sesi dy prindër zihen për djalin, ‘është djali im’-‘jo është djali im’.

E në fund, djali i shkruan të dashurës.

‘Nuk di të qesh a të qaj’– shkruan Jonida përkrah fotos.

Share With:
Translate »
72 Views