Do festonin bashkë 20-vjetorin e martesës, Vanessa Bryant na theu zemrat me dedikimin për Kobe

Nëse do të ishte gjallë, Kobe Bryant do të festonte sot me bashkëshorten e tij, Vanessa Bryant, 20-vjetorin e martesës. Edhe pse në mungesë të partnerit, Vanessa nuk e la pa e kujtuar këtë ditë, duke ndarë në rrjete sociale disa imazhe nga dita e tyre e martesës.

“Gëzuar përvjetorin zemër. Të dua! 20 vite”, shkroi ajo përkrah fotos

 

 

Gjithashtu modelja publikoi një video të saj dhe të Kobe, duke shkruar këtë herë “Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë”. Në video çifti shfaqen duke shkëmbyer një puthje me njëri-tjetrin në të cilën Kobe flet për partneren e tij.

“Unë dhe gruaja ime Vanessa kalojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Unë e dua atë pafund. Por, ne jemi dhe miq shumë të mirë. Është një bekim”, shprehet basketbollisti i ndjerë në një video.

 

 

Pak javë më parë, Vanessa Bryant  në një intervistë për revistën “People”, tregoi se si ka kaluar 1 vit për të pa prezencën e Kobe dhe vajzës së tyre, Gianna. Të dy ata humbën jetë në një aksident tragjik me helikopter në janar të 2020-s.

“Kjo dhimbje është e paimagjinueshme, por duhet thjesht të ngrihesh dhe të vazhdosh përpara. Të shtrihem në krevat dhe të qaj nuk do të ndryshoj faktin që familja ime nuk do të jetë më kurrë e njëjtë. Por të ngrihem nga krevati dhe të vazhdoj përpara do e bëj ditën më të mirë për mua dhe vajzat e mia. Kështu që kjo është ajo që bëj”, u shpreh Vanessa.

Share With:
Translate »
197 Views