“Do ta hedh djalin nga ballkoni”, zbardhet dëshmia e shtatzënës që plagosi bashkëjetuesin: Ngriti thikën drejt meje

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kur një 25-vjeçare plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj pas një konflikti mes të dyve.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, ajo rrëfeu gjithçka lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ajo tregoi se bashkëjetuesi i saj kishte qenë me temperaturë natën e kaluar dhe në mëngjes kishte kërkuar të ikte në punë, por ajo e kishte këshilluar të mos shkonte.

E reja zbuloi se në këtë moment ai u inatos dhe e gjuajti atë me shuplakë, ndërsa rrëfeu se ajo është dhunuar edhe gjatë shtatzënisë nga bashkëjetuesi.

Në atë moment, ajo tregon se ai i ka thënë të largohet nga banesa, ndërsa e ka kërcënuar se do ta vrasë dhe “do t’i hedhë” djalin nga ballkoni.

Ajo u shpreh se ishte bashkëjetuesi i saj, Erald Tosku, i cili mori thikën i pari dhe tentoi ta vriste, por ajo arriti t’ia rrëmbejë mjetin prerës, me të cilin edhe e plagosi.

“Ishte sëmurë natën nga puna, po punonte në shi dhe i thashë mos ik në punë se je sëmurë. Atij i erdhi një inat dhe mendova se do më vriste mua dhe fëmijën. Më gjuajti me shpullë dhe kisha frikë për jetën. Më ka gjuajtur edhe kur isha shtatzënë. Nuk kam shkuar në polici dhe nuk i kam treguar familjes.

Ishte ora 8 e mëngjesit, nuk kishim asnjë debat. Ai u ngrit për të ikur në punë, por kishte temperaturë 40. Unë i thashë mos shko për 20 mijë lekë në punë. Kishte problem me veshkën, edhe mushkërinë. Atë e mori shoku në telefon dhe i tha se do e heqin nga puna, atij i iku mendja.

Ngaqë merresha me fëmijën i dukej sikur nuk e doja më. Unë e doja atë njeri, ndaj vendosa të bëja dhe një fëmijë tjetër. Ta mora djalin e ta hodha nga ballkoni më tha, po dil nga shtëpia. Më tha do të vras. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. U ngrit ai dhe kapi thikën, tentoi të më vriste. Unë i kapa thikën dhe e ndalova. Më kishte thënë dhe herë të tjera që mund të më vriste. I thashë që u pendova që e kisha marrë”, u shpreh ai.

Share With:
Translate »
52 Views