Do të bëhet sërish baba, Armaldo zbulon emrin e veçantë që ka zgjedhur për vajzën

Tenori i njohur shqiptar, Armando Kllogjeri do të bëhet sërish babai i një vajze dhe këtë e ka bërë publike gjatë pjesëmarrjes dhe qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, në “Big Brother VIP”

Dëshira e tij në fillim ka qenë të bëhej babai i një djali, por pasi zbuloi që edhe fëmija i dytë ishte vajzë, tenori është shprehur i gëzuar, duke thënë se ‘kush ka vajza, botën ka!’ Sakaq, i ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, Maestro ka zbuluar edhe emrin që ata kanë dëshirë t’i vendosin vajzës.

Pjesë nga intervista:

Enxhi Nasufi: E menduat emrin e vajzës apo jo?

Armaldo Kllogjeri: Kemi menduar një emër për vajzën, kemi menduar emrin Hana, vajza jonë e ka dëshirë, por unë jam pak skeptik, nuk e di, do mbledhim, do mbledhim. Aria ka dëshirë dhe Aria ma propozoi sa dola nga “Big Brother”. Nuk e di mund t’ja vendosim dhe Hana, nëse juve ju duket i bukur…

Share With:
Translate »
66 Views