“Do të jemi gjithmonë bashkë!”, nëna mban premtimin e babait që ndërroi jetë

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona një histori frymëzuese dhe plot kurajë. Shpëtimja ishte personazhi që kishte ftuar në studio vajzën e saj, Xhulian. Prej disa kohësh familjes i mungonte një njeri i rëndësishëm, babai i Xhulias, i cili kishte ndërruar jetë 3 ditë para ditëlindjes së saj. E mbetur e vetme dhe me dy fëmijë, Shpëtimja kishte gjetur forcën për t’i rritur ata.

Shpëtimja i ishte drejtuar programit për t’i dhënë një mesazh Xhulias dhe për ta ndihmuar që të bënte një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ajo kishte probleme me frymëmarrjen. “Mua do të më kesh në krah gjithmonë, prandaj mos u ndje vetëm dhe pse babi nuk është me ne. Ju jeni gjithçka për mua dhe ne do e mbështesim njëri-tjetrin duke ecur përpara”.

Xhulia i premtoi nënës së saj se do të shikonte përpara dhe do t’ia dilte që të mposhte dhimbjen. “Faleminderit që ekziston dhe që je nëna ime!”,- u shpreh Xhulia.

Në fund moderatorja Arbana Osmani e surprizoi Xhulian duke i krijuar mundësinë që të kryente ndërhyrjen për të cilën kishte nevojë në një klinikë private.

Share With:
Translate »
568 Views