Do t’i dashuroni varset e personalizuara të Dianës dhe Kate

Ashtu si Princesha e Uellsit, edhe Kate Middleton ka shumë bizhuteri të çmuara, një pjesë të mirë edhe prej diamanti. Ndërsa shumë prej tyre kanë kaluar fizikisht nga Mbretëresha Elizabeta II ose Princesha Diana, e cila ua shtonte shkëlqimin edhe me shkëlqimin e saj, ka pasur raste kur Kate dhe Diana kanë çmuar më shumë një varëse të gdhendur sesa gurët e çmuar e me traditë të familjes mbretërore.

 

Diana kishte një varëse me një pllakë rrethi ku ishte gdhendur “william”, dhuratë nga Princi Charles pas lindjes së djalit të tyre në vitin 1982.

Ndërkohë, siç është raportuar, Pippa bleu për Kate një version të ngjashëm me atë të Diana-s nga dyqani i famshëm në Londër, Merci Maman (lajm i konfirmuar edhe nga blogu i kompanisë):

 “Familja ishte një nga gjërat më të shtrenjta të Diana-s, kështu që nuk është çudi që ajo shkëlqente edhe në bizhuteritë e saj, të cilat ishin të personalizuara dhe me simbole unike. . .”

Në vitin 2013, Pippa Middleton e vazhdoi këtë traditë familjare duke i dhënë motrës së saj Kate, Dukesha e Kembrixhit, një dhuratë të personalizuar pas lindjes së Princit George. Në pllakën e gdhendur, përveç emrit të dy princave, shihet edhe një dhe një zemër e gdhendur me një “W” që nënkupton Princin William.

Share With:
Translate »
1294 Views