Pse Kim dhe Kanye refuzojnë ta mësojnë gjininë e fëmijës së tretë?
Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur që për të mësuar gjininë e fëmijës së tyre të tretë, që do të lindë nga një nënë bartëse, të presin derisa bebi të lindë.
Sipas “HollywoodLife.com”, bazuar në një burim të afërt me çiftin, Kim dhe Kanye duan vetëm që fëmija të jetë i shëndetshëm dhe për ta nuk ka rëndësi nëse është djalë apo vajzë. Tashmë janë në një fazë të lumtur të jetës së tyre dhe mezi po presin që bebi të vijë në jetë”.
Çifti ka një vajzë North 4 vjeçe dhe djalin Saint 1 vjeç. Kim dhe Kanye iu drejtuan shtatzënisë së mbajtur nga një grua tjetër, sepse sipas mjekëve show girl-in amerikan nuk ishte më në gjendje të kishte një fëmijë tjetër.