“Doja ta përjetoja të njëjtën gjë” princi Harry paska udhëtuar në të njëjtin tunel ku ndërroi jetë lady Diana
Teksa shikonte gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Rugby 2007 në Paris, princ Harry, asokohe 23-vjeç, hyri në të njëjtin tunel ku kishte ndërruar jetë nëna e tij 10 vjet më parë. Në librin e tij, i cili do të publikohet më 10 janar, Harry ka treguar për dhimbjen e fortë që ndjeu duke u përpjekur të përjetonte atë që kaloi nëna e tij para se të vritej.
“People” ka publikuar ekstraktin e saktë nga libri, në të cilin Harry rrëfen në detaje dëshirën e tij për të ecur nëpër tunel me të njëjtën shpejtësi si shoferi i princeshë Dianës përpara se të vdiste tragjikisht më 31 gusht 1997.
“Në natën time të parë në qytetin e dritave pyeta guidën që më shoqëronte nëse e njihte tunelin ku mamaja ime. Pashë sytë e tij të ndryshonin në çast. ‘Tuneli quhet Pont de l’Alma. Dua të kaloj me 65 milje në orë. Shpejtësia e saktë që dyshohet se ishte makina në momentin e përplasjes, sipas policisë. ‘- i thashë. Ne shkuam duke u endur nëpër trafik, duke kaluar Ritz-in, ku mami kishte darkën e fundit, me të dashurin e saj atë natë gushti. Ndërsa makina hyri në tunel, unë u përkula përpara, pashë se drita ndryshonte dhe shtyllat e betonit dridheshin. I numërova, numërova rrahjet e zemrës sime dhe në sekonda dolëm nga ana tjetër.
Gjithmonë e imagjinoja tunelin si një kalim tradhtar, të rrezikshëm, por ishte i shkurtër, i thjeshtë. Shikova nga dritarja dhe thashë dua ta bëjmë sërish dhe ne kaluam përsëri.
Ishte një ide shumë e keqe. Unë kam pasur shumë ide të këqija në njëzet e tre vitet e mia, por kjo ishte unike dhe e konceptuar keq. I kisha thënë vetes që doja ta mbyllja telefonin, por vërtet nuk e bëra. Thellë-thellë, shpresoja të ndieja në atë tunel atë që ndjeva kur JLP më dha dosjet e policisë, që ishte mosbesim dhe dyshim. Në vend të kësaj, atë natë u zhdukën të gjitha dyshimet.”-shkruhet në libër.