“Doja ta shihja vajzën të rritej”, një reper tjetër sheh vdekjen me sy, ja si ia doli të mbijetojë
Tekashi 6ix9ine është reperi më i ri në tregun muzikor ndërkombëtar që u bë i famshëm nga projekti i fundit muzikor “Fefe”, në duet me Nicki Minaj.
Ai ka qenë i ftuar në shfaqjen e “The Angie Martinez” ku foli për jetën e tij të mëparshme, mënyrën si u rrit, si u bë baba dhe si shiste drogë kur ishte fëmijë.
Reperi ‘ylber’ (njihet si i tillë për shkak të flokëve me ngjyra) zbuloi rastin e fundit (22 korrik) kur u vodh në Brooklyn pasi u grabit nga hajdutë të armatosur dhe shpjegoi detajin si u hodh nga makina që ishte në lëvizje për të shpëtuar nga kapësit. Pas rrëzimit, 6ix9ine thotë se shoku i tij doli nga makina e tij për të parë nëse njerëzit në automjetin tjetër ishin në rregull. Nga kjo, shoku i tij besonte se kjo ishte një aksident tipik i makinave. Disa momente më vonë, ai gjeti ndryshe.
“Shoku im Andrew nuk po përgjigjej në telefon. Ishte ora 5 e mëngjesit dhe vendosa të shkoj atje. Vajza ime po shihte televizor dhe i tregova. Ishte 2 blloqe më tutje dhe një makinë u përplas me tonën. Pjesa e mbrapme u shkatërrua tërësisht. Menduam që ishte aksident dhe shoku im shkoi të shihte nëse tjerët janë mirë. Fytyra ime pothuajse u përplas në tokë. Në më pak se 30 sekonda, pashë në pasqyrë një djalë që po vinte me armë në dorë. E gjithë zemra ime shkoi në stomak. E pashë që po vinte drejt meje dhe ngriva. Më pas panë në sediljen e pasme dhe më pyetën se ku janë tjerët. I thashë se jam vetëm unë dhe përfundova në sediljen e pasme të makinës. Kjo zgjati të paktën 1 minutë e gjysmë, por mu duk sikur zgjati 3 orë. Kisha me vete një celular dhe kartën e kreditit. Nuk kisha asgjë në ato momente dhe doja ta shmangia të shkuarën në shtëpi sepse vajza ishte atje. Cfarë do ndodhte? Mendova gjithë situatën dhe thashë se do i jap cdo gjë, bizhuteri, para. I thashë se kam disa të tilla në shtëpi. Askush nuk e dinte se ku jetoja. Më pas mbylla sytë dhe e gjeta veten para shtëpisë time. Ata e dinin se ku jetoj kur askush tjetër nuk e dinin. Kur unë hy në shtëpi dhe dal prej saj, askush nuk e di përvec sigurisë dhe miqve të mi të ngushtë“, tha ai.
Pas kësaj u kujtua për vrasjen e reperit XXXTentacion dhe vendosi që të bëjë gjithcka për të mbijetuar.
Kështu që i tha atyre që të shkojnë në shtëpi dhe të marrin të gjithë aksesorët me florinj që ka, por të mos e prekin të bijën. Tekashi donte të shihte vajzën e tij të rritej prandaj mori këtë vendim.
Reperi e mbylli intervistën për këtë cështje duke thënë: “Nëse do vdisja, do mbahesha mend në të njëjtën mënyrë si XXXTentacion.”