Më në fund Valbona Selimllari me tre fëmijët e saj në një festë ditëlindje

Një nga gratë më të adhuruara shqiptare për vërtetësinë e saj dhe bukurinë natyrale që ia kanë zili shumë 20-vjeçare, si rrallëherë mund ta shohim sot në një foto, ku festohet ditëlindja e vajzës së saj të vogël. Një nënë e përkushtuar, Valbona Selimllari iu ka kushtuar jetën 3 fëmijëve të saj të mrekullueshëm.

Nga kopertina e para pak viteve në Revistën Class, ju kujtohet përshkrimi që i bëmë shtëpisë së saj arreduar gjithë dashuri? Me piktura ku duket perëndimi i diellit dhe dalja e hënës mbi det nga duart e vetë Valbonës, apo aroma e kekut me vanilje dhe byrekut me petë që e ka mësuar nga nëna e saj përmetare? Në shtëpinë e Bonës vjen gjithmonë era shtëpi, glikotë e fikut të egër apo ato të bostanit e qershive të verës i gjen edhe në sezonin e dimrit. Diku më tutje nuk mungon një piano, ku fëmijët ulen për t`i dhënë jetë dhe gëzim shtëpisë. Pak më tutje, në një tavolinë shohim se si janë paketuar me kujdes fletoret dhe librat e shkollës.

Ndërsa kur vitet ndërrohen, shtëpia e Bobit, siç e thërrasin miqtë e ngushtë, është një nga shtëpitë më të dashura dhe më të bukura në qytet. Gjithçka nga duart e saj dhe tre fëmijëve të vegjël artistë, me të cilët i bie rrotull gjithë Shqipërisë.

Valbona e ka ndalur kohën dhe koha ka ndalur për të… Aty në stacionin më të bukur, kur një grua me plot arritje, megjithatë, mbi gjithçka do të ishte krenare për arritjen më të madhe, të kishte 3 fëmijë të realizuar, si të sajët, që duken në rrugë të mirë; janë të mbarë dhe të edukuar, janë të bukur dhe me stil dhe s`i thonë kurrë “Jo”, idhullit të jetës së tyre, që i ka sjellë në jetë dhe i rrit me aq dashuri…

Sot është dita speciale për Vivin, e cila donte një festë të bardhë me rozë, si karamelet. Dhe Bona ia realizoi siç dëshironte e vogla. Vivi, një fëmijë me aftësi të spikatura në disa fusha, është vërtetë e veçantë… Por Valbona është shumë modeste për të folur me superlativa për fëmijët, ndaj ndonjë detaj më shumë do t`ia rrëmbejmë në ndonjë intervistë ekskluzive.

I urojmë gëzuar festën vogëlushes dhe Valbonës një sezon të mbarë në Dance Ëith Me, ku për të pestin vit do të ulet në panel si anëtare jurie!

Share With:
Translate »
1052 Views