Modelja shqiptare: Nëse ekspozon fëmijën e sëmurë në publik, je një prind idiot!

Supermodelja shqiptare, Emina Cunmulaj po përjeton një ndjenjë që duket sikur i shkul zemrën pasi vogëlushja e saj Ella Faria po vuan nga një sëmundje.

Me anë të një postimi në Instagram, ajo zbuloi se gjithcka i erdhi nga fëmijët e tjerë.

“Foshnja e gjorë. Ne kaluam gjithë natën zgjuar me ethe e temperaturë dhe simptomat e saj filluan nga duart, këmbët dhe goja. Supozohej të ishim duke udhëtuar për në Bahamas tani, por sigurisht që nuk do të shkojmë. Është hera e dytë që e merr këtë sëmundje nga fëmijët e tjerë. Nuk i kuptoj nënat që nxjerrin fëmijët e tyre në vende publike me një virus ngjitës. Sipas meje janë egoistë”, shkruajti Emina.

Arsyeja përse bëri publik rastin e së bijës është për shkak të dëshpërimit të madh që po përjeton dhe kërkon të japë një mesazh të fortë për të gjithë nënat duke u thënë: “Nëse ekspozon fëmijën e sëmurë në publik, je një prind idiot!”

Share With:
Translate »
710 Views