Dojna zbulon të pathënat e lidhjes me Vlashentin: Nga kur janë lidhur, deri te bebi
Pak kohë më parë, Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata konfirmuan publikisht lidhjen. Dyshja nuk fshihen më dhe si rrjedhojë nuk i kursejnë as postimet e ëmbla në rrjete sociale.
Ditën e sotme, Dojna ka realizuar një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory dhe pyetjet rreth partnerit nuk kanë munguar. Me anë të përgjigjeve të saj, moderatorja ka zbuluar shumë të pathëna për lidhjen e tyre.
Fillimisht ajo ka treguar se ka 8 vite diferencë me Vlashentin. “Kam 8 vite diferencë. Po aq sa mami me babin dhe gjyshja me gjyshin. E kemi genetike”, ka shkruar Dojna.
Më tej, moderatorja është pyetur rreth këngës “Copëzat”. Kënga është publikuar në maj të vitit 2019 dhe ndjekësit kanë kërkuar të dinë nëse ajo dhe Vlashenti kanë qenë të lidhur atë periudhë.
Dojna ka zbuluar se “Copëzat” ka qenë një dhuratë që ata i kanë bërë njëri-tjetrit për 1 vjetorin. Kjo do të thotë që Vlashenti dhe ajo kanë pothuajse 3 vite bashkë.
Një tjetër ndjekës e ka pyetur për moshën kur mendon të bëhet mama. “Kam përshtypjen se nuk ka një moshë. Kur je gati, e ndjen. Megjiathatë, ndodh kur të jetë e shkruar’, është përgjigjur moderatorja.