Doktor Alimehmeti: Vajzat shtatzënë të izolohen tre muajt e parë. Kush duhet prej tyre ta marrë vaksinën dhe kush jo!

I ftuar në emisionin Java në Dritare TV mjeku Ilir Alimehmeti për vajzat dhe gratë shtatzënë, që e kanë kaluar kovidin, nuk e këshilloi marrjen e vaksinës. Ai theksoi se është e nevojshme marrja e saj, në rast se ato nuk e kanë kaluar Covid-19.

“Nëse një grua shtatzënë e ka kaluar kovidin, nuk e këshilloj të marrë vaksinën. Them ta lërë për një moment të dytë. Nëse një vajzë shtatzënë, e kalon kovidin gjatë periudhës së shtatzënisë, ka një risk më të lartë. Ndërkohë që është në shtatzënësi, virusi në tre muajt e parë është vërtetuar, që nuk ka lidhje me abortet.

Megjithatë tre muajt e parë janë më delikatë, ndaj a ka mundësi të izoloheni në tre muajt e parë qenë mënyrë që të mos infektoheni? Më pas mund të vaksinoheni në muajt në vijim. Vaksina, nuk shkakton probleme te fëmija në bark. Ideale do të ishte të vaksinoheni para se të mendoni për shtatzëninë. Vaksina mund të merret 6 muaj para”, u shpreh mjeku Alimehmeti në Dritare TV.

Share With:
Translate »
161 Views