Bashkëshortja e sëmurë me kancer nuk përfiton KEMP, familja: Do të na ketë gjithnjë pranë

Iliri dhe katër fëmijët e tij, të cilët ishin dërguesit e një lajmërimi për “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, rrëfyen vështirësinë e përballjes me një sëmundje si ajo e kancerit. Fatkeqësisht, prej saj është prekur Kumria, bashkëshortja e tij dhe nëna e fëmijëve. Përtej kalvarit me vështirësi shëndetësore e emocionale, i është shtuar fatkeqësisht edhe ajo ekonomike, e cila është edhe arsyeja pse kjo familje vjen me këtë mesazh për Kumrien.

Ilir: Ardit, çka sot që i jam drejtuar që ta ftoj bashkëshorten time, ka qenë një moment i fundit. Ne bëmë të gjitha letrat sipas këshillave të mjekëve dhe i drejtuam për KEMP, sepse të them të drejtën ka qenë një situatë e vështirë shumë edhe nga gjendja ekonomike. Si të gjithë të tjerët, iu drejtuam KEMP-it duke paguar edhe një figuracion prej disa milionësh, për 21 vite punë, më vjen përgjigja që nuk e përfiton KEMP-in. “Nga ana mjekësore e përfiton, nga ana juridike nuk e përfiton” tha dhe me thënë të drejtën të gjithë atë kurajën që bashkëshortja ime i ka dhënë  vetes gjatë gjithë kohës së sëmundjes, ka disa ditë që ajo është prekur shumë fare duke thënë që: “Ka pasur raste kur e kanë përfituar ata që kanë qenë të sëmurë e pa figuracion, kurse tani për mua paska dalë ky ligj që nuk e përfitokam”. Shkas për ta ftuar sot për t’i dhënë këtë mesazh bashkëshortes ka qenë vetëm kjo se dua t’i drejtohem personalisht asaj që ta fshijë nga memoria për gjendjen ekonomike e shpenzimet, mos ta mbajë mendjen aty. Dua t’i jap një mesazh të fortë që t’i japë kurajo vetes, forca dhe neve si familje do të na ketë pranë gjithmonë deri në frymën e fundit.

Share With:
Translate »
147 Views