Doktor Isuf Kalo: Menyja e re e fëmijëve është një kulturë e re në dobi të shëndetit të tyre

Profesor doktor Isuf Kalo, i ben apel prinderve: “bashkepunoni per nje shendet me te mire te femijeve tuaj ne te ardhmen”

Per nje kohe te gjate, ushqimi nuk eshte konsideruar nga mjeket si i barazvlefshem me barnat apo nderhyrjet teknologjike, ne menaxhimin e shendetit dhe semundjeve. Ushqimet jane karburant i organizmit sepse permbajne materialet energjetike me te cilat ai funksionon, dhe kane nje rol te rendesishem ne zhvillimin dhe procesin e trajtimit te semundjeve. Jane 2 komponente te rendesishem te ushqimit: fuqia kalorike, dhe plotshmeria ushqimore -ne kuptimin e perberesve te duhur, pervec karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave, sic jane mineralet dhe vitaminat qe luajne rol esencial. Sistemi shendetsor ka 3 probleme: nenushqyerja, mbiushqyerja dhe kequshqyerja. Nenushqyerja ka ardhur si pasoje e varferise dhe eshte akoma prezente ne vendin tone. Mbiushqyerja nuk ka perbere problem me pare, por tashme eshte kthyer ne nje shqetesim jo vetem per te rriturit dhe adoleshentet, por edhe femijet e vegjel. Kequshqyerja ka ekzistuar si pasoje e varferise, e karakterizuar nga nje disproporcion i lendeve ushqyese, me dominim te bukes ne kurriz te proteinave si mishi, djathi, veza. Sot menyra e te ushqyerit eshte shkence me vete, por ne Shqiperi ska qene e zhvilluar. Bumi ushqimor dhe teprimi i strukturave komerciale, si restorantet dhe ushqimoret, ka krijuar terren per mbiushqyerje dhe kequshqyerje. Fenomeni me shqetesues eshte rritja e obezitetit. Obeziteti eshte semundje qe demton shume organe dhe lidhet me vdekshmerinte larte. Obeziteti shkaktohet nga kequshqyerja. Ky eshte nje problem kulturor dhe zakonor i shnderruar ne nje problem te madh social. Obeziteti po prek edhe femijet, duke i predispozuar ata per shfaqje te diabetit te tipit 2 dhe arterosklerozes qe ne moshe te vogel. Obeziteti eshte pothuaj i pasherueshem ose te themi, shume veshtire i sherueshem. Sepse eshte nje lufte e veshtire me vetveten ne ushqimin e perditshem, e cila kthehet ne nje mundim te madh, shpeshhere pa rezultat, ose ne nje fitore qe nuk zgjat shume ne kohe. Ne kete kontekts, eshte urgjente qe ky fenomen te luftohet ne rrenje. Eshte vertetuar qe shprehia e deshires per te konsumuar ushqime kalorike si te emblat apo te yndyrshmet, instalohet qe ne moshe fare te vogel. Neqoftese femija, do te mesohet me cokollata, embelsira, dhe ushqime te tjera kalorike, ai kurre nuk do ta luftoje dot tundimin kundrejt ketyre ushqimeve. Ky problem duhet te zgjidhet me politika shendetesore parandaluese te ministrise se shendetesise. Edukimi i femijeve me shije te shendetshme ne zgjedhjen e ushqimeve, eshte instalimi i nje kulture te re ushqimore, me shpresen qe te evitojme kequshqyerjen, dhe ti dalim te keqes perpara. Ky program duhet te kryhet ne transparence dhe me konsentin e prinderve. Prinderit duhet te kuptojne qe ky ndryshim nuk eshte agresion, as imponim, por ceshtje e instalimit te nje kulture te re. Bejme apel qe prinderit te kuptojne se behet fjale per nje gjest dashamires, ne mbrojtje te shendetit te femijeve te tyre ne te ardhmen. Eshte nje platforme e miratuar nga nje grup shkencor, per nje kulture te re, e cila nuk instalohet dot ne moshe madhore. Te gjithe bashke, me mirekuptim dhe durim, mund te realizojme kete synim, ne te mire te gjithe shoqerise.

Share With:
Translate »
713 Views