“Doktorët më kërkuan ta lija vajzën në jetimore direkt pas lindjes”

Një vajzë 29-vjeçare e braktisur nga i dashuri i saj i cili e ka lënë dhe shtatzënë, është bërë pjesë e emisionit “Historia ime” në Tv Klan, ku rrëfeu vështirësitë dhe problemet që ka hasur pas ndarjes. Ajo ka treguar se ka qenë e paragjykuar nga fshati, është përballur me depresion si para dhe pas lindjes së vajzës dhe është këshilluar nga mjekët që fëmijën ta lejë në jetimore për shkak të gjendjes së saj psikologjike, por ajo nuk u dorëzua kurrë dhe i doli zot të bijës pa një baba dhe pa kushte të mira ekonomike.

29-vjeçarja: Për shkak të fshatit më thonin lërë fëmijën në jetimore. Doktori më thoshte nëse se do tani, lëre vajzën në jetimore dhe merre mbas disa vitesh, kur ta kërkosh sepse unë isha në depresion. Kam hequr strese, kalova në depresion pas lindjes. Nuk flisja me askënd, as nuk haja as nuk pija, bëhesha nevrike, isha e mbyllur në vetëvete.

Mirela Milori: Mjeku të këshilloi të lije vajzën në jetimore, e çove ndërmend ta lije vajzën në jetimore?

29-vjeçarja: Jo asnjëherë.

Gruaja ka treguar se pas lindjes mblidhte bimë medicinale, i thante dhe i shiste për t’i siguruar blerjen e bebelinave të vajzës sepse nuk kishin kushte ekonomike.  Nga shteti ajo marr vetëm 60 mijë lekë të vjetra.

Share With:
Translate »
352 Views