Dokumentari, mamaja e Rita Orës rrëfen luftën me kancerin e gjirit dhe ka një mesazh për të gjitha gratë

Një mesazh sensibilizues dhe frymëzues për gruan, por në veçanti atë që jeton dhe punon prej vitesh në Britaninë e Madhe. Vetëm pak orë më parë, përmes një publikimi të Ambasadës Shqiptare në Londër, është shfaqur dokumentari i fundit, i realizuar me rastin e 8 Marsit si një mesazh i qenësishëm për të gjitha femrat anekënd botës. Në fokus të tij, janë disa gra shqiptare, të pozicionuara mjaft mirë në shoqërinë britanike, fal kontributit të tyre profesional. Nga Mirela Sula, tek aktiviste të shoqërisë civile, dokumentari sjell histori mbresëlënëse, dhe po kaq frymëzuese, si një model referimi për shumë femra që duan të arrijnë diçka në jetë, e të mos mbeten thjesht peng i fatit të tyre, apo i rastësisë.

Por, qershia mbi tortë e këtij dokumentari, është protagonizmi i Vera Orës, mamasë së këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora. Si mjeke, si grua, si një femër në karrierë, ajo e nis rrëfimin e saj, nga momentet e vështira të luftës me sëmundjen e kancerit, tek thirrja publike që ka për të gjitha vajzat dhe gratë që të bëjnë kontrrolle të vazhdueshme tek mjeku për të parandaluar sëmundjen. E bashkë me këtë histori suksesi personale, ajo ka edhe një tjetër sukses në jetën e saj të cilit i mëshon sakaq. Është nxitja që i ka bërë të bijës, Rita Ora, për të ecur në karrierën artistike, dhe për t’u bërë sot një yll i muzikës botërore, me miliona fansa që e adhurojnë në çdo cep të globit

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër me anën e këtij video-mesazhi uron Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Embassy of the Republic of Albania- London Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë

Posted by Embassy of the Republic of Albania- London on Thursday, March 8, 2018

A mund të jetë më frymëzuese se kaq një histori e jetuar? Nuk besojmë! Por, më mirë ndiqni këtë video!

Share With:
Translate »
597 Views